“Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm atdhetarë dhe zuzarë”

Nuk permbahet mjeku i njohur Tritan Kalo ndaj politikaneve. Ne nje interviste ndersa ka dhene keshilla per mbrojtjen nga viusi pas rihapjes graduale, nder te tjera ka thene:

“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar shembullorisht gjatë këtyre javëve të fundit. Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare, por që ajo ekziston nëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë”.

“Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore. Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast”.

Nderkohe ai ka thene qe qytetarët të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikëbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët. “Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm atdhetarë dhe zuzarë” eshte shprehur mjeku Tritan Kalo.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com