Shpërblime Financiare dhe Vendim për Luftëtarin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës

Ne mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak te qytetit te Gjirokastes u moren keto vendime:

U miratua shpërblimi financiar për 47 nxënës ekselentë në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare, shumë që varion nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja.

U zgjidhë kontrata e qerasë dhe stadiumi i qytetit sot e tutje do të administrohet nga Bashkia Gjirokastër.

U miratua krijimi i Fondacionit “Akademia e Futbollit Luftëtari”, që do të ringrejë ekipin.

U miratua bashkëfinancimi me TID Gjirokastra për të nisur menjëherë dekorin për festat e fundvitit.