Sot ka Ditelindjen Pëllumb Kulla,Mjeshter i Humorit dhe Satires

Sot ka ditelindjen shkrimtari dhe regjisori i njohur i humorit Pëllumb Kulla.Familjarët, kolegët, miqtë e artdashesit e tij e urojne me gjithe zemer per shendet, lumturi dhe jete te gjate!

Pellumb Kulla ka nje biografi te pasur letrare dhe profesionale ne fushen e regjizures dhe kinematografise.Pas studimeve ne institutin e larte te arteve 18 vjet punoi si regjizor dhe krijues ne estraden e qytetit te Fierit, i duartrokitur nga publiku fierak dhe i vendit.

Sipas aktorit te njohur Luftetar Paja, Pellumb Kulla bëri një revolucion në estradën e Fierit, që rrezatoi në shkallë kombëtare.
Ndersa regjisori Petrit Ruka eshte shprehur per te se me talent, mundim dhe pasion, si autor tekstesh edhe regjisor arriti që ta zhvendos nga Tirana qendrën e humorit, duke bërë selinë e humorit shqiptar Fierin.

Pellumb Kulla eshte dhe sot ne krye te punes, me energji krijuese, sic ka punuar me pare, ne realizimet kinematografike edhe teatrore.

Kontributi i Pellumb Kulles ne fushen e humorit, me shume botime e pjese regjizoriale te vena ne skenat e teatrove te vendit eshte madh, i vleresuar edhe me cmime e tituj te rendesishem, shprehje e pelqimit dhe nderimit te publikut shqiptar per krijimtarine e tij ne vite.

Gezuar Mjeshter i Humorit dhe Satires, Mbaresi, Jete te Gjate e plot Shendet!