Solidaritet dhe Keshilla te Njerezve te Thjeshte: Donika Rrapi, Elton Koritari, Astrit Dervishi, Sotir Majko dhe ...

Keshillat e mjekeve dhe specialisteve te tjere jane te cmuara ne situaten e krijuar nga koronavirusi.

Por dhe keshillat e njerezve te thjeshte duhen degjuar.

Po percjellim disa qe jane mesime dhe praktika per te gjithe per t`u mbrojtur nga Lugati, sic edhe eshte quajtur virusi vdekjeprures.

Ja si shkruan ne faqen e saj Donika Rrapi:

Lexojeni sa bukur e ka shprehur Elton Koritari cfare po ndodh ne Itali dhe reflektoni ,jua them me zemer ,vetem ju mund ta ndaloni coronavirus, askush tjeter,kembeni menyre jetese.Mos pertoni lexojeni deri ne fund e reflektoni !

“…Ditet e para jane te skeptikeve. Te teoristeve te ‘eshte nje grip’. Te patrioteve te rakise. Dhe sidomos te cinikeve te facebook-ut.

Kastaj vijne vdekjet e para, por duken gjithsesi te largeta, sikur nuk jane tek Zogu i Zi apo ne Allias, por ne nje bote tjeter. Fillojne te ulen ankesat, por perseri i degjon si oshetime thashethemesh…

Sotir Majko:

Mirmengjesi miqt e mi ruani gjakftohtesin ne keto dit te veshtira. Cdo dark para se te flini ju rekumandoj nje god me uje limon dhe mjalt ne temperature e trupit, si veprojme per kete recet ngrohim uin ne 40 grad dhe ne goden e uit trazojm nje lug glikoje mjalt dhe 1/2 limon pershendetje.

Iris Xh. Avokate italiane me origjine shqiptare:
Mos mendoni vetem per vete. Te gjithe kemi rolin dhe pergjegjesite tona ne kete situate. Te evitosh kontaktet do te thote te shtosh shanset e jetes per te gjithe komunitetin.

Une e kuptova me vonese, po ju me degjoni e mos perserisni gabimin tim. Duhet te ndryshojme menyren e jeteses.

Ne te rinjte, duhet te kujdesemi mos t’ua ngjisim virusin te moshuarve. Ti evitojme hipjet neper autobusa, grumbullimet, shtrengimet e duarve, ‘qafosjet, qendrimin fryme per fryme.

Le ta respektojme distancen prej te pakten dy metrash qe Organizata Boterore e Shendetesise po e rekomandon me ngulm.

Te gjithe duhet te ruhen, edhe te moshuarit, jo vetem per veten e tyre, por edhe per gjithe te tjeret.

Ne fund te fundit, eshte çeshtje matematike:

Sa me pak kemi kontakte, aq me pak ngjitet virusi. Sa me pak te semure, aq me mire do munden mjeket te punojne. Sa me pak te shtruar ne spitale, aq me shume do kene shanse ata qe tashme jane te shtruar te marrin mjekimet e nevojshme e te sherohen.