A po Funksionon Skema me Bonusin e Qirase dhe ...Ja Çfarë Thotë zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi
Zv.ministrja e Turizimit dhe Mjedisit Ornela Çuçi ka folur sot ne studion e “Abc-ja e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi dhe eshte shprehur se Samiti Rajonal për Turizmin, me ministrat e rajonit qe zhvillohet sot ne Tirane, vjen pas tërmetit të 26 nëntorit dhe ka qëllim të tregojë se krizat zgjidhen, sikunder dhe ndodhi me akomodimin në hotele të familjeve te demtuara.
Per situaten aktuale lidhur me te prekurit nga tërmeti ajo tha se ka shumë prej tyre qe ankohen se nuk u mjafton bonusi i qirasë prej 2 mijë lekë të rejash, por sipas saj,skema ka funksionuar dhe se hotelet po boshatisen.
Gjate intervistes, Ornela Çuçi tha se hotelet i hapën dyert e tyre pa asnjë pagesë, i kanë mbajtur për shumë ditë pa patur një pagesë. Ka qenë totalisht humanizëm, solidaritet dhe se numri i banorëve që janë akomoduar ditët e para ka qenë rreth 6 mijë, sot që flasim numri ulet në mënyrë progresive sepse janë duke përfituar edhe bonusin e qirasë. Që nga 3 janari deri sot është përgjysmuar ky numër, u shpreh zv ministrja Çuçi.