Situatë e Vështirë në Zhulat të Gjirokastrës! Rrugën e merr Lumi, Banorët e Fshatit të Izoluar!

Një banor i fshati Zhulat në Gjirokastër ka dërguar pranë redaksisë së Ora News pamjet e rrugës së shkatërruar që lidh fshatin e tyre.

Banori thotë se rruga është prishur plotësisht për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë muajit dhjetor.

Siç shihet edhe nga pamjet, banorët rrezikojnë jetën për të kaluar bri shkëmbit, pranë të cilit kalon një lumë i rrëmbyeshëm. Banori thotë se për të udhëtuar drejt Gjirokastrës, duhet të udhëtohet dy orë në këmbë. Fshati ka rreth 100 shtëpi./oranews