Situate e renduar ne Shkoder, çahet argjinatura e lumit...
Rreshjet e shumta te diteve te fundit kane perkeqesuar situaten ne zonën e Nënshkodrës.
Rreth 300 hektarë tokë janë të përmbytura.
Dëme të mëdha jane pare në njësinë administrative të Dajçit, në fshatin Shirq ku argjinatura është carë dhe tashmë lumi Buna ka vërshuar drejt fshatit duke përmbytur shkolla, shtëpi, tokë bujqësore, qendrën shëndetësore e atë komunitare.
Edhe pse argjinatura u riparua sipas banorëve dëmi i shkaktuar nga vërshimi i ujërave është i pallogaritshëm.