Situata e Paprecedentë nga Përmbytjet në Gjirokastër
Situata në Gjirokastër paraqitet tejet e vështirë dhe sipas raportimeve bëhet e ditur se është çarë argjinatura në lagjen Granicë dhe uji vërshon nga përroi i Çullos. Uji ka hyrë edhe në spitalin e Gjirokastrës e në shumë biznese. Disa familje janë evakuar.
Gjithashtu situate kritike paraqitet ne Liqenin e Viroit ku lumi ka dalë nga shtrati dhe ka hyrë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Në qytet e disa fshatra situata paraqitet e rëndë. Varrezat e qytetit janë përmbytur ndërsa forca të shumta ushtrie kanë punuar për largimin e ujit nga kati i parë i spitalit të Gjirokastrës.