Shtohen zonat e gjelbërta,por me të njëjtat rregulla të lëvizjes që janë...

Ja kur shtohen zonat e tjera te gjelberta:Ato do te “hapen” nga data 4 Maj dhe do perfshihen 18 bashki:

Tropoje, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Kete e beri te ditur Ministrja Ogerta Manastirliu duke thene se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut.

Ajo tha gjithashtu se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara për këto zona.
Dhe konkretisht:

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Gjithashtu nga dita e hënë do të lejohet shërbimi taksi nga njëri qytet në tjetrin.

Personat që do riatdhesohen nga jashtë dhe banojnë në zonat e kuqe, do të vetëkarantinohen në banesat e e tyre, ndërsa personat që banojnë në zonat e gjelbërta, do të karantinohen në hotelet e përcaktuara nga qeveria.