Shqiperia rrezikon seriozisht rikthimin e vizave sipas letres Gjermane. Ja aresyeja me shqetesuese!

Gjermania ka hartuar se fundmi nje dokument per EU Observer plot shqetësime për azilin dhe krimin e huaj.

Ne dokument thuhet se Shqiperia, bashke me disa shtete te tjera kryesojne listen e vendeve qe thyejne ligjin.

Fakti me shqetesues eshte se Shqipëria renditet e dyta në këtë listë.

Gledis Gjipali nga “Lëvizja Evropiane Shqiptare” tha për Top Channel se shqetësime të tilla ndër vite kanë shoqëruar procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm për Shqipërinë.

Por cilat janë rreziqet e letres gjermane për Shqipërinë?

“Ekziston një mekanizëm pezullimi që është 9 muaj.”

Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, nga janari 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishte rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.

Vendi i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63,000 kërkesa të përgjithshme për azil.