Shpërthim në një lokal në Tiranë

Një shpërthim ka ndodhur në ambientet e një lokali në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, lokali ka qenë i mbyllur në momentin e shpërthimit. Ky shpërthim dyshohet të jetë, për shkak të një lende plasese.

Nga ngjarja, ka vetëm dëme materiale e fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet. Ndërsa, edhe një grup zjarrfikësish kanë shkuar po ashtu në vendin e ngjarjes.Mapo