Shperthim ne ish-metalurgjikun e Elbasanit, ka te lenduar...

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Elbasan. Një rrjedhje gazi në repartin e Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum ka dëmtuar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.

Më herët u raportua për një shpërthim bombule oksigjeni që kishte ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, por blutë e qytetit saktësuan se kishte pasur një rrjedhje gazi.

Tre të plagosurit kanë plagë në pjese te ndryshme te trupit.Nuk ka ende nje informacion te sakte ne lidhje me çfare ka ndodhur ne repartin e Oksigjenit.

Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun, teksa te lenduarit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore.