Shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Laprakës, në Tiranë, me oborrin e shtëpisë së 47 vjeçarit Gjergji Llazi.

Informacion paraprak

Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.