Shkolla në Surrel e 12 nga Rezultatet në Kryeqytet - Nxënësit do Mësojnë në Godinën e Rikonstruktuar

Dita e sotme per nxenesit, mesuesit dhe banoret e fshatit Surrel te Tiranes ishte nje dite feste. Ne gezimin e tyre mori pjese dhe kryeministri Rama me rastin e perfundimit te punimeve te godines se shkolles qe nuk ishte vene dore qe nga vitit 1969.

Shkolla e mesme e bashkuar ka 6 klasa me rreth 112 nxënës, shkolla 9-vjeçare 160 nxënës dhe kopshti 31 fëmijë. Rikonstruksioni përfshiu rifiniturat e brendshme e të jashtme, nyjet sanitare, ndërtimin e mjediseve shtesë në funksion të shkollës, punime në sistemimin e jashtëm si dhe sistem qendror ngrohje.

Kryeministri Edi Rama tha se “Më vjen shumë mirë që sot ka përfunduar ky projekt sepse shkolla ka qenë vërtet në një gjendje të keqe. Drejtori po më thoshte se nuk është investuar që nga viti 1969. E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”.