Berisha shpall triumfin ne Shkoder, 0 vota per Bashen te zona...

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtepia e Lirise” ka fituar zgjdhjet vendore ne Shkoder.

Me nje diference te madhe votash, kandidati i Berishes ka mundur te mbaje “kalane” ne Shkodren tradicionalisht demokrate. Nderkohe kandidati i Partise Demokratike me ne krye Lulzim Bashen ka marre vetem 15% te votave. E cuditshme eshte fakti se ne nje qender votimi kandidati i Bashes, Xhemal Bushati, ka marre vetem 1 vote kurse në qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit në Shalë ai nuk ka marr asnjë votë.

Kjo tregon se as komisioneret e Partise Demokratike nuk kane votuar per te, nje fenomen që demokratët e Shkodrës thonë se nuk ka ndodhur kurrë. Gjithashtu eshte vene re se kandidatet humbes nuk jane ndodhur ne salle per te uruar fituesin sic ka ndodhur here te tjera.

Lideri historik i PD, Z. Sali Berisha, ka uruar per fitoren.