Shkencëtarët: çfarë përkeqëson sistemin imunitar ndërsa njerëzit plaken

The Guardian shkruan se shkencëtarët mendojnë se një vaksinë kundër Covid-19 mund të mos japë rezultat tek njerëzit e moshuar.

“Ndonjëherë mbrohet një grup më i prekshëm duke synuar një grup tjetër dhe kjo, për shembull, po ndodh me gripin, tha Peter Openshaë një nga anëtarët e grupit shkencor Sage në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksinimi i fëmijëve kundër gripit mbron gjyshërit e tyre, tha ai. Punonjësit e shëndetit ka të ngjarë të jenë të parët që do të marrin vaksinën dhe kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e personave të moshuar që kanë kontakt me ta.

Arne Akbar, profesore e imunologjisë dhe presidente e Shoqatës Britanike të Imunologjisë, tha që shkencëtarët duhet të studiojnë se çfarë përkeqëson sistemin imunitar ndërsa njerëzit plaken.

“Ajo që kemi vënë re është se moshuarit vuajnë më shumë nga inflamacioni. Ne duhet të kuptojmë se nga vjen ai inflamacion, “tha ai. “Ky inflamacion fillestar te njerëzit e moshuar është i lidhur me imunitetin e dobët dhe shumë rezultate të tjera negative ndërsa plakemi. Dhe kjo përkeqësohet kur njerëzit infektohen me Covid-19.

“Por cili është burimi i inflamacionit ? Kjo është diçka me të cilën duhet të zbulojmë patjetër”

“Ende nuk dihet se në çfarë niveli duhet të jetë sistemi imunitar që mbrojë njerëzit kundër Sars-CoV-2. Testet e efikasitetit të vaksinave janë në zhvillim tek njerëzit, dhe nëse rezultati i efikasitetit është më i ulët se sa shpresohej pas një doze të vetme, është e rëndësishme të dimë nëse dhënia e dy dozave mund të rezultojë në një forcim më të madh imunitar, i cili më pas mund të rezultojë më mbrojtës, “u tha në deklarate.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, e cila po drejton studimin e saj për vaksinat Covid-19, tha se asnjë nga 140 vaksinat në zhvillim nuk ka të ngjarë të jetë perfekte, por tha se një vaksinë e dobishme nuk duhet të jetë 100% efektive/

“Edhe me saktësi 50%, ne mund të mbrojmë të gjithë popullsinë. Pra, ne jemi optimistë se do të kemi një rezultat pozitiv dhe nëse është e nevojshme mund t’i kombinojmë vaksinat për të marrë diçka që funksionon edhe më mirë, “tha ajo.

Akbar tha se diçka tjetër mund të jetë e nevojshme krahas vaksinës për njerëzit e moshuar, të tilla si ilaçi dexamethasone, i cili mund të bllokojë inflamacionin e shkaktuar nga virusi.

“Pra, për njerëzit e moshuar, ne mund të kemi një ilaç anti-inflamator, si dexamethasone.

“Vetëm vaksina do të ndihmojë të rinjtë dhe kjo është ajo çfarë ne presim sepse nëse të rinjtë nuk infektohen nuk do ta përhapin atë tek njerëzit e moshuar.

Shenja e parë që çdo vaksinë po funksionon do të ndihmojë studiuesit në të gjithë botën, përfundoi Sarah/Sot.com.al/