Shkalla e Zezë - Bllokohet Aksi Gjirokastër Tepelenë nga Rrëshqitjet e Dherave!

Moti i keq është shoqëruar me probleme në Gjirokastër. Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës për shkak të rrëshqitjes së dheut.

 

Aktualisht, qarkullimi po bëhet vetëm me një krah. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të menaxhuar lëvizjen e makinave.

 

 

Shkak për rrëshqitje e dherave nga lartësia është bërë terreni shtufor i paqëndrueshëm.