Sheshi në lagjen e rindërtuar në Laç merr emrin e Erdoganit

 

Sheshi pranë pallateve të rindërtuara në Laç, nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, mban që sot emrin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në ceremoninë e përurimit të sheshit në Laç ishin të pranishëm Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, qytetarë, etj.

“Lagjja e ndërtuar në Laç nga themelet me mbështetjen bujare të Presidentit Erdogan pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2016”, shkruhej ndër të tjera në pllakën e vendosur në sheshin që mban emrin e Erdogan.

Lagjja e rilindur pas tërmetit në Laç u rindërtua nën kujdesin e posaçëm të Presidentit Erdogan.

Erdogan tha sot në Laç se “Turqia do të vijojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë duke e mbështetur atë në çdo sfidë të saj”./ATSH/