Serish nje makine luksi, Land Rover, nje shofere 22 vjece, instagrami... Frike te dalesh ne rruge!

Sado degjojme per ashpersime te kodit rrugor dhe shtimit te gjobave e radareve ne rruge, ngjarje si kjo e sotmja te ben te mendosh se jemi ende larg sigurise rrugore ne Shqiperi.

Cdo dite jemi deshmitare te shpejtesise marramendese te makinave luksoze, si Land Roveri ne foto, qe jane te paduruar ndaj makinave me pak te fuqishme. Aq me keq kur ne timon jane te rinj e te reja kryenec qe me mendjemadhesine e tyre e shkelin gazin pa piken e pergjegjesise dhe pa e care koken se mund te shkaktojne aksidente me pasoja fatale.

Instagrami, kush te duket me shume, per nje foto e nje selfie rrezikohet jeta e njeriut…

Cfare te thush me, ke frike te dalesh ne rruge, nderkohe qe policia sot eshte kthyer ne faturiste gjobash duke pritur si cjapi te kasapi qe shoferet hallexhinj te bejne ndonje parkim nga halli aty ku parkime ska, nderkohe qe Land Roverat s’pyesin per gjoba por ta bejne me drita gjithe furri e te hyjne ne kthesa me 100…