Se plasem, pyesin dhe femijet, kur do te bjere bora e pare?

 

Jemi ne “kerce” te dimrit; me diell, mjegull e shira , po bore gjekundi, as ne male, asnje shtrese, dhe e holle, qe te na i beje me sy.

Dalin ne ekrane prezantueset e bukura te motit dhe asnje fjale, temperaturat ulen kaq e aq, flasin dhe per “shtrengata” shiu po per nje çik bore qe te na çlodhet e ngopet syri fare.

Na ka marre malli per “boren e pare”qe tani e kemi ne foto dhe kujtime, si dy vjet me pare, edhe ne Gjirokaster…

Ja ne Qafe te Pazarit

Ne rrugen e Varoshit

Ne kodrat e Cfakes

Mbi shtepite e zbardhura te Manalatit e Dunavatit, majat dhe faqet e Malit te Gjere, ne kalane e zbardhur, kodrat dhe malet e Lunxherise…

Ne Klubin e Gjuetareve

Sa kujtime zgjon bardhesia e bores mbi Gjirokastren e bukur dhe te heshtur…
Ardhte e gezuar bora e pare, e presim, e duam te gjithe, te kujtojme dhe luajne si ne femijeri, ashtu si e presin te gezuar femijet, ta prekin me duar, te bejne topa bore e te luajne, te bejne edhe Babagjyshin e Vitit te  Ri…

E duam po nuk e kemi ne dore, le te presim!…