Sa mall e dashuri per oxhaket e qytetit tone hijerende,fisnik e krenare...

Nga Vasil Muka

Tymnajat mbi catite e gurta te shtepive ne Gjirokaster,sic i quan bukur Kadareja jone,tregojne forcen ekonomike,madhesine e madheshtine e oxhakut, familjes. Ato i bejne te bukura e hijerende shtepite keshtjella te qytetit tim. Dikur ne koherat e dimrave te acarte kur tymnonin nga zjarri i oxhakeveve me pas i sobave sec i jepnin nje pamje te bukur e te hijshme qytetit,tregonin e flisnin per jeten qe bubronte ndene ato cat, mal me drrasa guri. E ne femije mblidheshim rreth oxhakut a sobes e hanim geshtenja ose kallamboqe te ziera,ndersa jashte gjemonte suferina nga Gryka e Tepelenes, poshte cative varreshin qirinjte prej akulli. Ne mangalle gjyshet tona do nxirrnin prush nga oxhaket me cimbill e farasha.

Gjemonin kalldremet nga patkonjte e mushkave te agojateve qe sillnin drute te cilat here peshoheshin me kandar me oke, e here me barre,here shkoze e here lis. Sa shume dashuri e perkujdesje tamam si per femijen,kur i shkarkonin Sare Pondja me shoke,u jepnin tagji e i mbulonin me batanije mos ftoheshin se ishin te djersitura.

Pa do vinte i miri Bejko Qezi e me cfina e vare,me spate e sharre do ti priste e ne femije vraponim ti fusnim brenda

Ne Hazmurat,a Palorto Haxhi Lejleket mbi oxhake benin folete.

Sa mall e dashuri edhe per oxhaket,tymnajat e qytetit tone hijerende,fisnik e krenare,te cilet brenda odave ishin te pikturuar e gdhendur me sevda e fantazi mjeshtrash.

U lane menjane ca kohe,por sot kushdo e deshiron nje oxhak te mire, madje dhe ne pallat.