Rusë apo Ukrainas?! Ministria e Mbrojtjes del me Njoftimin Zyrtar për Sulmin e Sotëm në Gramsh të Ushtarakëve!

Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën Ushtarake në Gramsh.

Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ruanin uzinën, por gjatë përpjekjeve për ndalimin e 3 shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarët tanë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.