Rritja e pages minimale dhe efektet e saj - Nga Eduart Gjokutaj

Është koha që paga minimale duhet të rritet. Ndoshta koha efektive për të dhënë efekt në konsum dhe ekonomi nuk është në kulmin e vet, por e rëndësishme është që rreziku per punesimin rritet edhe pse informaliteti do ta amortizoje efektin e saj negativ.
Rritja e pagës minimale ne fakt do të ndryshojë edhe standardin kombëtar të jetesës. Edhe pse në Shqipëri nuk ka një minimum të standardit të jetesës (dhe kjo është një çështje tjetër), ne po flasim për standardin jo zyrtar të jetesës.

Ndryshimet e pagës minimale duhet të jenë realiteti i ri. Pas vitesh debati kombëtar në lidhje me nevojën për të rritur pagën, përfituese kryesore janë familjet qe sadopak mund të përfitojnë një rritje të nivelit të jetesës. Sipas vlerësimeve të administratës, kjo do të rritë pagat e rreth 190 mijë njerëzve. Gratë në veçanti ka të ngjarë të përfitojnë në mënyrë të veçantë, pas rritjes së pranisë së tyre në tregun e punës vitet e fundit në vend.
Pra, çfarë ndodh kur paga minimale rritet?
Me rritjen e pagës minimale, bizneset që përballen me kosto më të lartë nuk mund të mbajnë të njëjtin nivel fitimi thjesht duke rritur çmimet, pavarësisht kërkesës për prodhimet e sherbimet e tyre. Ndërsa rritja e pagës minimale do të rritë kërkesën për këto produkte që do të blihen nga njerëzit me të ardhura të ulëta, në vetvete ajo nuk do të ndikojë një rritje të barabartë të kërkesës për të gjitha produktet e shërbimet.
Një çështje e rëndësishme në lidhje me rritjen e pagës minimale është argumentimi se sa duhet të rritet ajo?

Arsyetimi i përgjithshëm nga mjaft studime është se një pagë minimale në një nivel më të lartë se 60% e pagës mesatare shkakton efekte serioze negative në aspektin e rritjes së çmimeve dhe shkurtimet e vendeve të punës.

Në kete krahasim, rritja e premtuar e pages minimale prej Janarit 2021 arrin ne nivelin afer ketij tavani (sa 56% e pages mesatare prej 53.232 lekë/muaj në 2020). Pra ky premtim paraelektoral eshte ne nivelet kritike per te shkaktuar efekte negative
Sipas një analize nga agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, kjo rritje në pagën bazë është një kosto më shumë për shitësit me pakicë, restorantet, hotelet për shkak të kostos së rritur që duhet të paguajnë për qindra mijëra punëtorë që ata punësojnë.

Çmimet do të rriten, por të ardhurat e punonjësve do të rriten më shumë se rritja e çmimeve. Në përgjithësi, rritjet e çmimeve janë kaotike por jo me ndikim te madh ne buxhetet familjare. Për shembull, një rritje prej 15% e pagës minimale (nga 26.000 te 30.000) do të rrisë çmimet e ushqimeve me jo më shumë se 2% dhe inflacionin me jo më shumë se 0.15%. Kjo do të thotë se kjo rritje është në mënyrë të konsiderueshme më e vogël se rritja minimale pagave.

Efikasiteti i politikës së pagës minimale, si një iniciativë anti varfëri varet nga fakti, se cilat familje janë përfituese nga rritja e të ardhurave dhe cilat familje duhet të paguajnë për këto të ardhura më të larta. Por, ndikimet e përjetuara nga punonjësit me paga minimale janë të papërfillshme dhe për këtë arsye ata nuk janë kategoria e punonjësve që u duhet të paguajnë. Por janë konsumatorët që paguajnë për rritjen e kostove të punës përmes rritjes së padukshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga punëtorët me paga të ulta.

Paga minimale është një instrument i dobishëm, në qoftë se qeveria e ka të përfshirë në programin e rishpërndarjes së të ardhurave për punonjësit me paga të ulëta. Dyshimet lidhur me faktin se kjo behet per te ndikuar ne zgjedhjet e ardhme nuk kane ndikim negativ ne ekonomi, pasi ajo eshte e mesuar me kete qasje te partive politike ne qeverisje.

Megjithatë, në kushte të caktuara të tregut të punës, si kjo qe po perjetojme mund të jetë më mirë që qeveria të subvencionojë perkohesisht bizneset per punonjësit me paga minimale dhe t’a mbajë koston e rritur te saj relativisht të pandryshuar. Por, gjithsesi kjo nuk është një formulë e zbatueshme apriori.

Në të njëjtën kohë, për arsye se puna ka një dimension social dhe nuk është thjesht një ndërmarrje ekonomike, shumë të punësuar mund t’i mbajnë vendet e tyre të punës me paga më të larta për shkak të besnikërisë ndaj punëdhënësit apo besimit që ai ka krijuar për ta, apo duke u nisur nga arsyeja e vetë bizneseve për të shmangur ndërlikimet e operacioneve të ristrukturimit biznesit duke patur më pak punonjës.

Për pagat minimale të rritura, madje edhe kur kostot e larta të punës kalojnë te konsumatorët nëpërmjet çmimeve të mallrave ushqimore etj., rritjet e çmimeve janë efekt i nje tregu qe ende zotërohet nga kaosi. Kështu, nuk ka gjasa që kostot e larta do të konsumojnë plotësisht përfitimet prej rritjes së pagave minimale të punonjësve.

Paga minimale aktuale me atë çfarë quhet si kosto minimale e jetesës janë mjaft afër me njëra-tjetrën. Por duhet përmendur që nga kjo pagë minimale kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore marrin të paktën 11% çdo muaj, ndërkohë paga minimale nuk tatohet pasi është e përjashtuar me ligj.

Diskutimi në lidhje me rritjen e pagës minimale është specifik në Shqipëri, për shkak të informalitetit dhe evazionit të përhapur masivisht. Një pjesë e analistëve e diskuton çështjen e pagës minimale pa bërë lidhje me këtë situatë specifike dhe pjesa tjetër e merr situatën në konsideratë, por ende argumentojnë nevojën e rritjes së pagave minimale për hatër të ekonomisë duke e harruar për një moment informalitetin.

Studimet nga Banka Botërore, por jo vetem tregojnë se informaliteti në tregun e punës ka ngecur rreth nivelit 40% te tregut në tërësi. Ky vlerësim është argumenti më i madh që vendoset përballë diskutimit të rritjes së pagës minimale.

Rritja e pagave minimale në terma reale ka qenë shumë i ulët në periudhën midis viteve 2000 – 2020, me qëllim për të mos nxitur efekte negative në treguesin e punësimit. Punëdhënësit kanë përdorur mekanizma rregulluese në vend të angazhimit për rritjen e kostos së punës.

Kur kostoja e plotë e rritjes së pagës minimale transferohet indirekt në çmimet e konsumit të produkteve dhe shërbimeve, një rritje prej 5% e saj (një rritje prej 1.000 lekë / muaj) nuk do të japë efekte në rritjen e çmimeve për shkak se aktualisht tregu ka një lidhje jo të drejtpërdrejtë me koston e punës, qëkurse informaliteti shtrembëron sistematikisht efektin e kostos nga tregu i punës të paktën për njëzet vitet e fundit.