Rikthehet frika nga dalja e shtratit te Liqenit te Viroit ne Gjirokaster... Rrezikohet qarkullimi ne aksin e jugut!

Kjo foto shqetesuese shkrepur para pak oresh rikthen friken nga permbytjet qe mund te sjelle tejngopja e Liqenit te Viroit.

Uji eshte bere njesh me rrugen ne dalje te Gjirokastres, ne rrugen qe lidh qytetin me akset e tjera kombetare. Nderkohe shiu vazhdon me intesitet te larte dhe vazhdimisht raportohet per bllokime rrugesh nga inertet dhe uji qe vershon ne zona te caktuara duke krijuar pellgje dhe bllokim ne trafikun e automjeteve.

Nderkohe raportime te shumta nga qytete te tjera flasin pr erera te forta dhe bresher, si nga Tirana, Vlora, Lezha, Durresi etj. Autoritetet bejne thirrje per evitimin e qarkullimit ose ecjen me shpejtesi te ngadalte.