Rikthehet Dielli, ja temperaturat në vijim...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm në gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 17°C.

Era do fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat do pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C.