Rikthehen fashat orare per makinat !Ja si do te merren autorizimet per te levizur

Ditet e fundjaves ne vendin tone kane shenuar nje rritje te rasteve me Covid-19.
Edhe pse akoma nuk po mendohet per nje mbyllje te plote te vendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar se si do të zbatohet kufizimi i pjesshëm në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Një nga konkluzionet ku kanë mbërritur është se baret, restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të infeksioneve. Aktivitetet në këtë kohë, bëhen më të prirur për këto infeksione. Manastirliu deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.