Rezultatet e Një Sondazhi të Zaloshnjës: 99.1% e Popullit Bardheblu Do që Emri Zyrtar i Klubit të Jetë “KF Tirona” – Vetëm 0.9%  e do “KF Tirana”.  

Kur u krijua ekipi i futbollit i kryeqytetit e kishte emrin Tiron.

Nisur nga ky fakt, Eduard Zaloshnja hodhi ne opinionin sportive shqiptar idene e rikthimit te identitetit te emrit te klubit 100-vjeçar të kryeqytetit, vetem me tifozë bardheblu, në lidhje me dëshirën e tyre për emrin zyrtar të klubit.

Sondazhi ishte elektronik, shkruan Zaloshnja por dikush nuk mund ta plotësonte dy herë nga e njëjta adresë IP. Përzgjedhja e të anketuarve ishte krejtësisht rastësore (pa i ditur paraprakisht parapëlqimet e tyre). I vetmi kusht në përzgjedhje ishte që të anketuarit duhej të ishin tifozë bardheblu ose dashamirës të klubit.

Pasi u plotësuan 1050 anketa elektronike (kampion mëse i mjaftueshëm për popullsinë bardheblu – në SHBA përdorin kampionë me 1050 të anketuar për një popullsi 330 milionë), e mbylla sondazhin, duke arritur një saktësi statistikore +/-1%.

Dhe rezultati ishte: 99.1% e popullit bardheblu do që emri zyrtar i klubit të jetë “KF Tirona” – vetëm 0.9%  e do “KF Tirana”.

Tani mbetet thjesht që zyrtarët ta plotësojnë këtë dëshirë pothuaj unanime të tifozerisë së klubit, e cila përbën, në fakt, arsyen e ekzistencës së tij…