Qarku i Gjirokastrës, 32 monitorime, ja rezultatet ne njësite tregtare, klinika dentare,farmaci dhe...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Gjirokastër ka kryer 32 monitorime në qytetet e Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës.
Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar 10 njësi tregtimi të produkteve ushqimore, 7 klinika dentare, 1 fast food 1, 4 tregti produktesh joushqimore, 4 zyra pagesash, 2 farmaci, 2 fason, 2 furre buke”.
“Nga monitorimi u konstatua se subjektet ishin pajisur me lejen në e-Albania, punonjësit me masa mbrojtëse, respektohej distancimi social, ishin afishuar protokollet përkatëse”, – tha Aliaj.
“Ndërsa Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Gjirokastër ka kryer inspektime në subjekte të ndryshme. Konkretisht inspektime u kryen inspektime në 3 njësi, 1 magazinë frigoriferike dhe 1 baxho”, tha prefekti Aliaj.
/ATA/