Propozimi i Dasho Alikos per Bashkine e Gjirokastres, Libohoves etj. ne shperndarjen e ndihmave familjeve ne nevoje

Kreu i PD-se Gjirokastër Dasho Aliko, shqetesimin per situaten dhe zbatimin e masave nga bashkite Gjirokaster, Libohove, Dropull etj. e ka shprehur ne nje deklarate te percjelle ne rrjetet sociale ku vec te tjerave propozon qe, ne kushtet e mungesës së transparencës së mekanizmit sesi funksionon procesi i ndihmave tek familjet në nevojë, PD Gjirokastër kërkon prej Bashkive në rang qarku, informacion të plotë.

Per permiresimin e situates ne aspektin e shperndarjes se ndihmave per ato familje që kanë më shumë se kurrë nevojë, mbasi sipas tij ndihmat janë shpërndarë në bazë të rregjistrit partiak, propozon ngritjen e një komisioni emergjent me pjesmarrjen e të gjithë faktorëve politikë vendorë pasi kjo më shumë se kurrë është e domosdoshme në ditët e sotme. Ngritja e këtij komisioni do të vlerësonte në mënyrë të paanshme furnizimin me ndihma ushqimore apo mjekësore të të gjithë shtresës që ka më shumë nevojë për përkrahje sociale përfshirë edhe komunitetin rom që është i ekspozuar nga Covid-19.

“Për t’i paraprirë përshkallëzimit të situatës së mundshme, unë si kreu i PD Gjirokastër, vë në dispozicion hapësirën e ish UMB Gjirokastër që është pronë imja për të shërbyer si vend karantinimi për personat që mund të bëhen bartës së Covid-19 dhe që kërkojnë trajtim spitalor”, shkruan nder te tjera Dasho Aliko, kreu i PD-se ne Gjirokaster.

.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com