Propozim per ngritjen e galerise "Mumtas Dhrami" ne Gjirokaster

Per gjirokastraonline, arkitekti i njohur gjirokastrit Ibrahim Emiri, ka derguar per postim kete shkrim pas nje takimi me Skulptorin e Popullit Mumtas Dhrami, vleresuar me titullin e merituar “Nderi i Kombit”.

”Mumtasi, me veprat e pa numurta skulpturore,shkruan Ibrahimi, eshte ikone e artit pamor, qe sfidon moshen e thyer me pune e krijimtari artistike ne vazhdimesi. Ai mbetet shembull frymezimi per thjeshtesine njerezore dhe per vullnetin e perkushtimin ne punen krijuese.

Eshte ne nderin e pushtetit vendor Gjirokaster qe te mundesoje krijimin e nje galerie arti “Mumtas Dhrami”, ku te ekspozohen veprat e tij, duke plotesuar keshtu nje deshire te skulptorit per t’ia dhuruar vendlindjes veprat artistike.

Shtepia “Kadare” dhe galeria “Mumtas Dhrami” do te jene dy vlera te vecanta kulturore te Gjirokastres, qe do te ndikojne padyshim ne rritjen e interesit turistik per qytetin magjik”

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com