Projekt me impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për Sarandën
Sipas Fondit Shqiptar te Zhvillimit, viijojnë punimet për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë.
Në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që ruajnë identitetin e qytetit.
Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi.
Ky projekt pritet të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.