Programi IPARD II,nje aplikant mund të përfitojë më shumë se një projekt investimi

Programit IPARD II, thirrja e tretë nga data 10 dhjetor deri më 25 janar 2021.

Udhëzuesi me të gjithë termat specifik për rrugën që duhet të ndjekin aplikantët, është publikuar në faqen zyrtare të AZHBR-së. Ai përcakton rregullat për paraqitjen, përzgjedhjen dhe zbatimin e investimeve nën masat: “Investime në asetet fizike të fermave bujqësore”, “Investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit” në thirrjen e tretë të Programit IPARD II.

Një aplikant mund të përfitojë më shumë se një projekt investimi, por totali i kostove të pranueshme të investimeve për aplikant, për këtë masë, nuk duhet ta kalojë vlerën prej 1 500 000 euro për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së programit.