Prof.Përparim Kabo: Ishte fat qe jetuam ne nje kohe me ty…

`Nga Prof. Perparim Kabo

Shuhet nje njeri me vlera…nje dijetar me vlera…nje atdhetar me vlera.
Profesor i historise Adem Mezini e la kete jete.
Lajmi eshte i trishte. E njoha heret fillimisht si ish studenti i tij.
Ai erdhi dha leksione edhe ne fakultetin e Filozofise…por jeta na beri kolege dhe miq.
Adem Mezini lexonte ne disa gjuhe dhe kishte nje veshtrim ndryshe ndaj historise…nuk i pelqenin ideologjizimet…
ai spikati si ne studimet e mirfillta historike ashtu edhe historine politike.
U thellua ne pikemajet e shkolles social-demoktate dhe ne veprimtarine politike te kesaj ryme politike.
Ademi ishte gojetar dhe nje erudit me nje kujtese te pasur.
Dialogues i hapur sepse ishte mendjethelle dhe mendjehapur…
Analiza e tij per shekullin XX dhe ravijezimi per prirjet e shekullit XXI ne botimin e tij shprehin seriozitet, kulture, kerkim shkencor dhe kuraje per te prekur edhe parime qe te tjere mund t’i shihnin si te palevizeshme…
Na iku nje mik…do na mungoi nje historian qe as u lut e as u lepi kund…pikerisht
Ai qe e meritonte te ishte akademik perpara shume e shume te tjereve.
Adem Mezini ishte peme e larte e dijes…
Lamtumire mik i mire…ai zeri yt i plote dhe krejt i veçante si ajer i dijes do te mbetet auditoreve dhe kujteses e sa sa brezave te studenteve te ty….
Ishte fat qe jetuam ne nje kohe me ty…
Parajsa pasurohet me nje te ndritur shpirt….Amin…

Pkabo 21 dhjetor 2020