Presidenti Ilir Meta nderon me titullin e Larte MJESHTER I MADH kengetarin e mirenjohur gjirokastrit Petrit Lulo

Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e shquar gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast, presidenti Ilir Meta theksoi:

“Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësi të veçantë të vlerësoj sot një artist të madh, shumë të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar, Petrit Lulo.”

Presidenti Meta ka shkruar edhe në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me këtë dekorim për kengetarin e njohur te këngës popullore dhe polifonike .

“Pjesëmarrës në qindra koncerte, festivale, ansamble brenda dhe jashtë vendit, me zërin e tij të veçantë e karakteristik, është bërë pjesëtar i të gjitha familjeve shqiptare për dekada.”, shkruan Meta.

Gjatë postimit ai ka përmendur edhe disa prej këngëve që i dhanë famë artistit si ‘Tjetër herë me djalë’ apo ‘Syzeza’

“Për kontributin e shquar në prezantimin e këngës popullore dhe të lehtë shqiptare dhe për vlerat e veçanta në interpretimin dinjitoz të tyre, kam kënaqësinë të vlerësoj sot z.Petrit Lulo me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh dhe t’i uroj suksese’., shkruan Meta në fund të postimit.