Prapa koronavirusit një e keqe tjetër e madhe, ja cila është!

 

Nga ekspertet thuhet se kete vit bota perballet me krizen me te thelle humanitare qe pas luftes se dyte boterore si rrjedhoje e luftrave ne Siri, Jemen e gjetke, rremuje karkalecash ne Afrike, katastrofa te shpeshta natyrore dhe kriza ekonomike ne vende te ndryshme te botes.

Nga Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley mesohen fakte tronditese qe pas koronavirusit qendron dhe kriza e thelle e urise.

821 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë në të gjithë botën dhe 135 milionë njerëz të tjerë po përballen me nivele krize të urisë.

Si rezultat i COVID-19 130 milionë njerëz të tjerë mund të shtyheshin në prag të urisë deri në fund të vitit 2020.

Nese mungojne ushqimet, 300,000 njerëz mund të vdesin nga uria çdo ditë të vetme gjatë një periudhe tremujore, është shprehur Drejtori Ekzekutiv i PBU-së.