Popullsia e Botës, 83 milionë më Shumë se Një Vit më Parë

Sipas një njoftimi të Fondacionit Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover natën e Vitit të Ri në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz, ose thënë ndryshe 83 milionë më shumë se një vit më parë dhe në çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë.

Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë nga rreth 1,3 miliardë që ka aktualisht. Pra do të ketë dyfishim të popullsisë.

Findacioni shpjegon se si është e shpërndarë popullsia në kontinente, përmes një modeli: Nëse bota sot do të ishte një fshat me 100 banorë, 59 syresh do të vinin nga Azia, 17 nga Afrika, dhjetë nga Europa, tetë nga Amerika Latine, pesë nga Amerika e Veriut dhe një nga Oqeania. Në vitin 2050 ky fshat do të kishte gjithsej 128 banorë.