Po Vjen Gripi A/HI- Kujtoni dhe Mbrohuni" Ç`shikon në Gjitoni, prite në Shtëpi!"
Ka nje njoftim te Rendesishem te Institutit te Shendetit Publik qe do marre seriozisht se, kur bie Grip në Europë dhe Rajon, qarkullon edhe tek ne.
Do kujtuar dhe mbajtur mend shprehja” Ç`shikon ne gjitoni, prite ne shtepi!”
Dhe larg nga Evropa dhe Rajoni nuk jemi!
Edhe pa alarmin e ISHP duhet ta keni vene re situaten paraprake, paralajmeruese. Ajo eshte sheshit. Shfaqet ne rruge e ambiente te mbyllura ku njerezit shihen me shume me “hunde te zena’, duke u kollitur apo dhe duke u ankuar me njeri tjetrin.
“Alarmi” per virusin A/HI nuk eshte ze ne shkretetire, “jane rreth 11 mije raste ne jave me infeksione respiratore”, thote ISHP.
Masa duhen marre e keshillat e ISHP duhen degjuar. Ja disa nga ato qe na mbrojne nga virusi A/HI qe duhet parandaluar, ne radhe te pare nga vete ne, te rrezikuarit, femije, te rinj e te moshuar.
Ja se ç`thote ISHP:
Qarkullon virusi A/H1.
– Lani duart dhe pastroni hundët me shami njëpërdorimshme dhe mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini.
– Evitoni ambientet e mbi populluara dhe me shumë njerëz dhe ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini dhe ne rastin kur jeni te semure kujdesuni te qëndroni në shtëpi dhe kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta dhe pini sa më shumë lëngje.
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
Te tjera keshilla, te rendesishme edhe keto: “ Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun!”
Ja faktet:
Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore.
Sipas ekspertëve të ISHP” situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”