Po Mendoni Plazhin per Kete Vit? Vetem Nje Gje eshte e Sigurte sipas Kryeministrit...
Kryeministri Edi Rama eshte pyetur sot lidhur me turizmin ne vend dhe ne vecanti sezonin e plazhit…
Duke u shprehur shume skeptik ai tha se ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë do të bëhet me turizmin në vend, por sipas tij mund të ketë turizëm të brendshëm sepse kufijtë mund të mos hapen.
A nenvizoi se: “gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm”.
Deklarata e plote e Kryeministrit:
Kjo është pyetja më e vështirë, dhe më besoni që është pyetja që unë ja bëj vetes çdo mëngjes. Komunikoj edhe me ministrat e kryeministrat e vendeve të tjera. Me të parë e me të bërë thonë të gjithë. Është një situatë që nuk dihet se si do vijë mbrapa. Ministri i Turizmit po punon me grupin e tij, për të kuptuar se çfarë do ndodhi. Gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm. Për Shqipërinë është mirë, se shumë të pasur që mezi presin t’ua hipin jahteve që kanë, që mezi presin të shkojnë në vendet më të shtrenja, do zbulojnë Shqipërinë, bukuritë e vendit, do shpenzojnë një pjesë të parave në vend, do ndihmojë industrinë e turizmit dhe shoqërinë.
Epo, per nje gje shpresojme te sensibilizihen lokalet dhe plazhistet: S’ka me plazh afer e afer apo sic themi ne gjirokastritet b.th me b.th 😉