A po e lënë duhanin njerëzit për shkak të Koronavirusit? Po ju...?!

Mjekët kanë paralajmëruar qe ne fillim që njerëzit që pinë duhan kanë një shans më të madh të vdesin nëse i kap virusi Covid-19.

Të dy Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit kanë deklaruar se duhanpirësit, së bashku me ata me diabet, sëmundje të zemrës ose sëmundje kronike të mushkërive, janë në rrezik më të madh për të patur komplikime të rënda për shkak të virusit.

Por duhanpirësit “cuditerisht” nuk duket se po e lënë zakonin gjatë pandemisë, pavarësisht nga rreziqet e rritura për shëndetin.

Në fakt, shitjet e cigareve tradicionale në të vërtetë janë rritur. Vëllimet e cigareve u rritën me 1.1% brenda javës deri më 22 Mars, sipas bankës së investimeve Piper Sandler.

Rritja e shitjeve të cigareve mund të mos jetë për shkak të rritjes së pirjes se duhanit ne fakt por me krijimin e rezervave te nevojshme per shkak te karantines. E njejta gje ka ndodhur me alkolin dhe shume produkte te tjera te cilat njerezit i blejne ti kene gjendje.

Po ju a e keni lene duhanin ne keto dite karantine apo keni vepruar njesoj sic thote studimi me siper?!