Plazhet të lira, publike, pa shezlone, tani do hani një peshk më shumë!

Me fillimin e veres tamam, pra kur te hapet dhe rruga per Sarande, te vihet transporti publik ne pune, ai ” qe s`ka”, nje dite me perpara mund te llogarite dhe sa do harxhoj gjate dites.

Dhe lajm i mire eshte qe, ndryshe nga vitet e shkuara, kur paguaje nje cope vend ne Pllakat e Sarandes 700 leke te reja per nje shezlon e nje cader, tani do hash nje peshk me shume.

Kjo nuk eshte pak per nje hallexhi apo “familje me shume femije” qe pushon 10 apo 15 dite ne Sarande apo ne krejt bregdetin e vendit.

E tha kryeministri Rama:

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike”.

Tani do ndihemi te lehtesuar, jo me stres e nervoze, si ndiheshim vjet e vite te shkuara nga presionet e te “forteve” qe pushtonin Pllakat e vinin roje qe te thoshnin, “ po pushove ketu do paguash”, te tregonin dhe grushtin dhe pushimet te” dilnin nga hundet”nga konfliktet dhe mosmarreveshjet.

Tani urdheri eshte dhene dhe “ligji eshte ligj” po dhe kujdes e vemendje duhet nga policia bashkiake e qytetit qe mos ndodhe si me hapesirat e zena nga te fortet per parkimin e mjeteve.