Pinte alkol dhe me tallte...

Mbrëmë në komisariatin nr. 3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, polici 25-vjeçar Ludjan Zaimi ka vrarë me 6 plumba kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55 vjeç. Ndërkohë Zaimi pas kryerjes së krimit të rëndë ka dëshmuar në polici dhe ka deklaruar se ka pasur përplasje të herëpashershme me viktimën, ndërsa thotë se Saliasi pinte alkool dhe e tallte.

Deklarata e Zaimit:
Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime