"Cfare do te Ndodhe me Emigrantet Shqiptare?!" - Ja Afatet Kohore dhe Praktikat e Emigrantëve ne Itali

Departamenti për të Drejtat Civile e Emigracionin, në Ministrinë e Brendshme italiane, pak orë më parë ka publikuar urdhëresën e detajuar ku informon se ka pezulluar përkohësisht të gjitha afatet kohore të praktikave të emigrantëve.

Pezullohen përkohësisht të gjitha afatet kohore të praktikave të emigrantëve.

Për të gjithë ata emigrantë që u skadon afati kohor i lejes së qëndrimit nga data 31 janar 2020 e deri në 15 prill 2020, leja e qëndrimit u zgjatet deri më datë 15 qershor 2020.

Këta emigrantë me leje qëndrimi në skadencë mund të prezantojnë kërkesën e rinovimit të saj vetëm pas datës 15 qershor 2020.

Deri më 15 qershor 2020 dokumenti i tyre dhe pse me datë të skaduar është i vlefshëm.

Në mënyrë të detajuar pezullohen praktikat për;

– Leje qëndrimet për punë sezonale

– Leje qëndrimet për punonjësit emigrantë të kualifikuar, për rastet e veçanta me motive hulumtime apo transferimet mes koorporatash.

– Konvertimi i lejeve të qëndrimit nga motive studimi në motive punësimi, apo nga punë sezonale në punë jo sezonale.

– Pezullohet lëshimi i lejeve të qëndrimit afatgjatë

– Lejet e qëndrimit për bashkim familjar

– Kërkesat për marrjen e nënshtetësisë për motive martese apo vendbanimi

– Pezullohet dhënia e përfitimeve për viktimat e terrorizmit

– Pezullohet rekuperimi i të ardhurave për fëmijët me prindër me kombësi të ndryshme, jashtë territorit kombëtar./Ora News.tv/

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com