Jani Muka Përshëndet nga Amerika, ku edhe aty Jeta ka Ndryshuar dhe Malli për Gjirokastrën e të Afërmit është Shtuar!

Në keto dite te veshtira ose me mire te them kohera te veshtira ku i gjithe Globi po perballet me COVID-19 pa diskutim dhe ketu ku jetoj une me familjen situata eshte e tille.

Qyteti eshte bosh dhe pothuajse sherbimet publike shteterore e private jane te mbyllura,mund te marresh sherbimin qe kerkon vetem ne interenet, restorantet jane mbyllur gje e cila na ka detyryar te jemi në shtepi.

Shume shtete në Amerike akoma nuk jane karantinuar e njejta gje vlen dhe per shtetin ku jetojme ne, akoma nuk eshte kritike situata, rastet jane te pakta por qe në fakt po shtohen me shpejtesi, ndersa ne New York situata eshte serioze.

Në Qytetin ku jetoj jane 4 familje Shqipetare. Aktulisht 3 nga Gjirokastra dhe 1 nga Maqedonia dhe te gjithe në nje lagje.

Me te madhin në moshe kemi Xhani Femeren i cili nuk i ndahet telefonatave me familjaret, miqte dhe gjithe te njohurit e tij, teknologjia e ben me te lehte ndjenjen e dashurise dhe largesise per te gjithe ne.

Lagjia eshte e ndare në 6 kuadrata jemi te gjithe nga nje kuadrat larg njeri tjetrit por keto dite takohemi me shpesh dhe bejme xhiro në lagje duke mbajtur disatancen sociale.

Shkollat jane mbyllur, femijet jane në shtepi dhe vemi e vime te njeri tjetri qe te kalojne kohen e te marin pak ajer te paster se mbeten mbyllur ne shtepi.

Pervec qe jane mbyllur 80% e aktiviteteve ndonje mase tjeter konkrete nuk eshte marre, supermarketet vazhdojne hapur por me orar te reduktuar dhe me shumicen e rafteve bosh.

Po na ndryshon stili dhe koncepti per jeten, distanca dhe mungesa e njerezve te dashur e ben dhe me te komplikuar situaten shpirterore!

Diten e kalojme duke ndihmuar femijet per mesimet ditore, te cilet tani jane online me mesuesit me se shumti per t`u pershendetur bashke me shoket dhe shoqet e shkolles, duke punuar neper shtepi merremi me lulishtet me se shumti, pastaj pime kafe dhe dalim në lagje te marrim opinionin dhe nga gjitonet se ç’fare po ndodh e si duhet te mbrohemi nga kjo Hulere.

Perveç pjeses negative kjo qe po ndodh po na ben te kalojme me shume kohe me femijet dhe te jemi gjithe familja bashke.

Komunikimi me bashkeqytetaret dhe bashkekombasit e tjere ne Shqiperi, Amerike, Kanada, Angli dhe kudo eshte i rregullt dhe video telefonatat me ta pothujase jane te perditeshme keto kohe.

Uroj dhe besoj shume qe Gjirokastra dhe Shqiperia në pergjithesi do ta kaloje kete pandemi pa tragjedi, masat e marra aty nuk do lejojne shperndarjen e virusit, jam i sigurt per kete.

Pershendetje per gjithe njerezit e dashur, familjaret dhe gjithe Gjirokastren.

Ju lutem rrini në shtepi, zbatoni masat qe Qeveria ka marre, qe te dalim sa me shpejt nga kjo situate dhe pa zarare.!

Per Gjirokastra Online Jani Panajot MUKA
ARKANSAS USA
6 Prill 2020