Perseri per maskat, ja cfare duhet te dini tani…

 

Per mjekun e njohur Pëllumb Pipero maskat duhen mbajturnese jemi ne mjedise mjedise publike, kur hyjme ne nje supermarket apo shkojme ne spital.

Per te, maskat jane te domosdoshme kur hipim ne nje mjet te transportit public dhe nese jemi ne rruge dhe ruajme distancimin social apo largësinë 1-2 metra, nuk ka arsye të mbahen maska, por në mjedise publike duhet të mbajmë maska sa kohë e kemi epideminë mes nesh.

“Vazhdoj të këmbëngul që një vend quhet i çliruar nga epidemia kur së paku një muaj rresht të mos kemi raste të reja nga rasti i fundit. Por duke marrë në konsideratë sado i çliruar një vend, nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Kjo do të thotë që kujdesi do të jetë vazhdimisht i shtuar. Masat duhen marrë në përputhje me ecurinë e epidemisë në vendin tone”, tha mjeku i njohur Pëllumb Pipero per Ora News.