Përgjysmohen aplikimet për mjek të rinj! A do të kemi tani mjekë me pesa e gjashta te privati?

Numri i të diplomuarve të shkollës së mesme që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023-2024 ka shënuar një zvogëlim gati sa gjysma e vitit te kaluar.

Nderkohe qe me ikjen e mjekeve drejt Gjremanise te gjithe do te donin me shume studente ne kete dege ndodhi e kunderta. Padyshim ndikimin kryesor e pati vendimi per te detyruar ata qe ndjekin mjekesine qe te qendrojne ne Shqiperi 5 vjet dhe te punesohen kudo ku shteti e ka te nevojshme.

Studentet aktuale jane ngritur ne protesta per te kundershtuar vendimin ndonese shume media nuk i kane pasqyruar protestat e tyre!

Ndonese kuota per studente ne vit te pare kete vit eshte rritur në 450 vende, numri i pergjysmuar i aplikimeve nenkupton devijimin e aspirates kryesore te shume studenteve nga dega e mjeksise ne nje dege tjeter ose shkollimin diku tjeter, perfshire edhe privatin.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së studentëve të shkollës së mjekësisë, përveç kërkesës minimale të mesatares prej 8.5 në provimin shtetëror, ata duhet gjithashtu të përballojnë një provim vlerësimi shtesë këtë vit.

Por a i zbatojne edhe universitetet private kushtet per te patur student ekselenet ne mjekesi?

Mos ndoshta do te bjere cilesia e mjekeve Shqiptare ne te ardhmen apo do te ndodhe e kunderta?

Jepni mendimin tuaj