Për prekjen e pagave dhe pensioneve, ja se çfarë thotë Ministrja e Financave Anila Denaj

Nisur nga situata dhe kriza e krijuar, deputeti Ilir Beqaj ka sugjeruar prekjen e pagave dhe  pensioneve qe eshte kundershtuar nga deputeti Anastas Angjeli.

Per kete ceshtje te “nxehte” ka folur edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ajo deklaroi mbrëmjen e djeshme se “nuk ka një diskutim konkret për prekjen e pagave apo pensioneve”. dhe ka shtuar se” Çdo deputet është i lirë të bëj sugjerimet e tij. Do të ishim shumë të kujdesshëm të preknim pagat. Janë prekur disa paga për pjesën e titullarëve në formë vullnetare”.

Sipas saj, ” edhe në varësi të të ardhurave dhe një përshkallëzim negativ të situatës përsëri pagat do të ishin të fundit që do të vendosnim t’i preknim”.
.