Per here te pare qe nga krijimi i DPSHTRR (1999) gati Manuali Zyrtar i Teorise dhe pa pagese
Per here te pareqe nga krijimi i DPSHTRR (1999) gati Manuali Zyrtar i Teorise dhe papagese.
Pas 4 muaj punë, grupi i specialistëve dorëzoi materialin përfundimtar të Manualit të ri, Mësimor, për Përgatitjen në Teori për Lejedrejtimin e kategorive A1, A2, A, B1, B, bazuar në parimet e Kodit Rrugor dhe akteve zbatuese në fuqi! (Me 25 Tematika, përfshirë tërë risitë e në përputhje me direktivat KE 2020.
Manuali eshte hartuar nga Siri Ramaj, Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, Sektori i Testimeve; Ilir Gjelishti, Fabian Saraçi, Gjon Kola dhe Ermira Daka – DPSHTRR!
Direkt pas miratimit në MIE, vijon faqosja e dizenjimi për të vijuar me publikimin ONLINE dhe botimin/shtyp për shpërndarje për gjithë sektorin dhe aplikantët! FUND epokës kur drejtorat e patentave u shisnin me pahir kursantëve e autoshkollave “veprat” e tyre! FUND klientelizmit me “blini librat e mia”! Librat mësimore dhe manualet profesionale të testimit certifikohen nga shteti dhe janë informacion i hapur për publikun, në dispozicion të çdo nxënësi!