Per "dy maska", kercet druri ne avion...

Ka plasur sherri mes pasagjerëve në avion që ishin nisur nga Amsterdami për në Ibiza, shkak janë bërë maskat, pasi dy nga pasagjerët nuk kanë pranuar të vënë maska për fytyrën.

Pasagjerët u bërtasin dy burrave për të ndaluar duke u thënë “këtu ka fëmijë” dhe disa ndërhyjnë fizikisht për t’i ndarë, ndersa njeri i shtrirë në dysheme  me duar të prangosura pas shpinës.

Të dy burrat u ndaluan me ndihmën e pasagjerëve të tjerë dhe më vonë u arrestuan nga policia spanjolle pas mbërritjes në Ibiza pasi piloti informoi autoritetet lokale.