Pensionistët e Gjirokastrës në "liridalje",xhiro nga nenkalaja, vrap rreth stadiumit,punuan koshtrat dhe të tjerë u ngrohën në diell në Kodrën e Ciut!

Sot edhe pensionistet e Gjirokastres kishin liridalje deri ne oren 11.00 dhe e zbatuan me perpikmeri .Thone qe disa u kthyen dhe 5 minuta me perpara per t`i zene ora “brenda” .

Kontaktuam me telefon me disa nga fansat tane per te mesuare se si i kaluan keto ore dhe pergjigja e tyre ishte “shume mire”, u prejten ne ajer te paster dhe me buzeqeshje ne distance.

Disa bene xhiro ne rrugen e nenkalase, ne bashte te Teqese dhe ne “18 shtatorit”.Amatoret e vjeter te gjimnastikes se mengjesit e shfrytezuan me disa xhiro rreth stadiumit, ndersa Qafen e Pazarit e vizituan pak pensioniste qe dolen nga Kodra e Ciut” per t`u ngrohur ne diell.

Nje pjese e moshes se trete nuk dolen fare duke mos zbatuar urdherin per oret e liridaljes gje jo e zakonshme ne situate te tille, po na thane qe u moren me muret e koshtrave, me te mbjellat e pranveres, hudhra, qepe e ndonje dore majdanoz per stinen e afert.

Ja dhe fragmente nga bisedat me fansat tane Pano Muka, Niko Thanas Gjoni, Jani Rafti dhe Genci Shehu ne Gjirokaster, ndersa Pëllumb Makashi, Mami Dita dhe Arqile Puleshi ne Tirane.

Emrat e fansave qe nuk na u pergjigjen do t`i themi me pas me nje shenim shtese.

Pano Muka:

Ne shtepi duke punuar kopshtin,Gjirokastra me e zymte se para corones. Pazari i ngrire ,mbyllur cdo gje…Dalim xhiro pas kalase, nuk ka as cicerima zogjsh, as era e luleve te pranveres nuk u ndje si cdo vit…Po lexojme por na humbet durimi kur femijte i kemi larg, per furnizime ata qe nuk kane te rinj dalin vete po dhe policia ka arsyetim per cdo rast.

Niko Thanas Gjoni:

Dola por një qytet i vakët,tek tuk njerëz në botën e vet.Çdo gjë e kyçur. Ditë të mira pas kësaj vinë.

Jani Rafti:

Gjirokastra si djepi i kultures i zbaton me rigorozitet masat e karantines dhe duke qene simbol i pastertise eshte e paster nga infeksoni i virusit.Ne pensonistet e kemi te veshtire qe nuk dalim dot te pime nje kafe me shoqerine.Dje qe dola ne pazar dhe e pashe te boshatisur rashe ne pesimizem se vjet ne kete kohe te bukur ziente nga turistet.Megjithate Aleksander Dyma thoshte “Prisni dhe shpresoni!”.

Genci Shehu:
Dola se bashku me Irenen ne qytet lart;ecja me ngadale se Irena e ka veshtire rrugen e Varoshit.Kishte pak cifte ku mbanin distancen psh;ne shkuan tek Tuqi ishte Mukua me Vullnetin,Nero Braja e disa te tjere duke respekuar porsite e specialisteve.Mora ne telefon Stefon dhe beme levizje ne “Pazar te Vjeter” dhe Stefon  e gjetem ne oborr me fshese ne dore.Me erdhen ne mendje shume kujtime.I tregova Irenes:shtepine tek Pasha Kauri dhe shtesen e Thanas Kamberit te renuar,ate te Pano Zotos (ish Konsullata greke dikur) ku rrinte Xhili, shtepine e shkrimtarit Bekim Harxhi te renuar,gjithashtu e tille dhe ajo e Pumos.Pensionoistet jane te disiplinuar.
Pëllumb Makashi:

Nuk dola sot, por njëlloj duket, si herët e tjera… Dje dola dhe bëra pazar, ashtu si në ilegalitet…

Mami Dita:

Uroj te jeni mire. Une nuk dal FARE .Mendoj keshtu jam me e sigurt.

Arqile Puleshi:

Për situaten e krijuar mund të duket normale,por në fakt s,është e tillë.Për hir të së vërtetës kanë dalë jo shumë…Gjithçka duket gri pa frymëmarrje. Sidoqoftë presim të kalojë për mirë.