Pas Karnavaleve, Prerjes se Pites Sot Veprimtari Tjetër me Femijët dhe të Rinjtë e Dropullit

 

Bashkia e Dropullit ka program te veçante per punen me femijet dhe rinine e shkollave.

Pas karnavaleve, Prerjes se Pites etj.sot femije e te rinj moren pjese ne veprimtarine “Hena e Bardhe” ne Kishen Historike te Shen Merise ne Peshkepine e Siperme.

Ne kete aktivitet te bukur merrnin pjese nxenes dhe mesues nga Shkolla e Bashkuar Dervician dhe Shkolla e Bashkuar Bularat,si dhe punonjes te Bashkise Dropull.

Te gjithe u grumbulluan ne oborrin e kishes si dhe vizituan ambientet e saj. Per kete dite te shenuar uroi Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli,i pranishem se bashku me familjen.

” Per shume vjet Gezuar! Kreshme te mbare!”, ishte urimi i tij.

Femijet percollen ne ajer balona dhe pastaj se toku kaluan disa ore me argetime si dhe me ushqime te pergatitura me pare si llagane, hallve etj.

Nje  nga objektivat e Bashkise Dropull eshte qe kjo kishe historike dhe te tjera, monumente kulture, te kthehen ne vatra te pritjes se besimtareve dhe vizitoreve nga rrethet dhe turiste te huaj.